Shikojini Shkëlzenin dhe Hamzën, duken si vëllezër të gjakut
Ish-zëvendësministri i Inovacionit, Bujar Cakolli, në përvjetorin e rënies së luftëtarit dukagjinas, komandantit Shkëlzen Haradinaj, ka bërë një krahasim të dukjes fizike të tij me të Hamëz Jasharit. Cakolli ka përshkruar vetitë e përbashkëta të këtyre dy luftëtarëve – heronj të Kosovës. Për nga pamja fizike dhe trimëria i ka quajtur vëllezër të gjakut.
Shkrimi i Cakollit:
Shkëlzen Haradinaj e Hamëz Jashari, njëri nga Dukagjini e tjetri nga Drenica, kanë një tipologji interesante, veç elementit të trimerisë, e sakrifices. Po t’i analizosh me vëmendje, duken si të një gjaku të afërm. Të dy shfaqen si luana: shtatlartë, gjoks’hapur, syshigjetë, e me qëndrim burrërorë e trimërorë.
Të dy, sot nuk jetojnë sepse, ranë në luftë ballë për ballë me armikun. Sa shumë të gjallë e të lavdishëm, na duken edhe pas dy dekadave. Lavdi jetes dhe veprës së tyre heroike.