Shikojini vonesat në pikat kufitare në Merdar dhe te Dheu i Bardhë
20 gusht 2021
| 09:24
Qendra e Menaxhimit Kufitar ka bërë të ditur se sërish ka pritje të gjata në pikëkalimet kufitare, në Merdar dhe te Dheu i Bardhë.
Në njoftim bëhet e ditur se në Merdarë pritjet në dalje janë deri në tri orë, ndërsa te Dheu i Bardhë deri në dy orë e gjysmë.
Po ashtu edhe në Vërmicë pritet janë deri në gjysmë ore për të dal nga Kosova.
Ndërsa për të marr informatat lidhur me fluksin në të gjitha pikat e kalimit kufitar mund të shfrytëzoni ueb faqen e MPB-së, ku QKMK azhurnon të dhënat në baza të rregullta.