“Shikone efektin e blerjës së votës me çmimin prej 40 euro”
16 mars 2021
| 21:04
Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e komunitetit egjiptian, Veton Berisha, ka akuzuar se kandidatja për deputete e IRDK-së Albione Halimaj ka blerë vota nga 40 euro.
Berisha ka thënë se Halimaj në zgjedhjet e 2019 kishte 319 vota ndërsa në zgjedhjet e fundit parlamentare ka 6 herë më shumë.
Ai ka paralajmëruar se do të sjellë ende fakte të reja për vjedhjen e votave.
Postimi i plotë:
Shikone efektin e blerjës së votës me çmimin prej 40 euro!
Kandidatja e IRDK-së Albione Halimaj nga 59 vota sa i kishte në vitin 2019 tani në vitin 2021 ajo i fiton 319 vota! 6 herë më shumë!
Po ashtu e keni rastin me i pa edhe krahasimet e kandidatëve tjerë sa të aftë ishin gjatë këtyre zgjedhjeve !
Vazhdojmë tutje me faktet tjera …!
I juaji
Vetoni