Shikoni golat më të bukur në karrierë të Gerd Mullerit (Video)

15 gusht 2021 | 14:59

Një lajm i trishtë tronditi botën e futbollit, mëngjesin e sotëm. Legjenda gjermane Gerd Myler u shua në moshën 75-vjeçare. Muller vuante prej gjashtë vitesh nga sëmundja e pakurueshme e Alzheimerit (forma më e zakonshme e dementias).

Gjermani ka qenë një nga golashënuesit më të mëdhenj të historisë të futbollit, teksa kishte një instik vrastar para portës. Ai realizoi plot 365 gola në 427 ndeshje të luajtura në Bundesliga, teksa në kompeticionet evropiane shënoi 66 gola në 74 përballje. Rekord edhe me “Pancerat”, me të cilët në 62 ndeshje e gjeti plot 68 herë rrugën e rrjetës.

Me stil unik të lojës dhe një instinkt të jashtëzakonshëm për golat, Mulleri arriti rekord pas rekordi: në sezonin 1971/72, bomber gjerman shënoi 40 gola të Bundesligës. Një rekord që zgjati 49 vjet dhe u thye me vetëm  një gol nga Robert Lewandowski sezonin e kaluar.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një shtetas serb, i shpallur në kërkim kombëtar është vënë…