Shikoni si dukej Ami 9 vite më parë
27 prill 2020
| 13:37
Edhe bukuroshja e ekranit, Amarda Toska, ka hapur arkivat e saj në këto ditë vetizolimi. Ajo ka publikuar një foto të 9 viteve më parë, ku shfaqet me balluke. Ajo ruan po të njëjtat tipare dhe freski, ku përveç modelit të flokëve nuk ka ndryshuar shumë.
Kujtojmë se asokohe Ami ishte e angazhuar në rolin e moderatores në “Dancing with the stars”, ndërsa tani i është përkushtuar familjes dhe biznesit të saj.