Shikoni si lëkundët pallati në Shëngjin, macja parandjen tërmetin (Video)

26 nëntor 2019 | 14:12

Kjo video tregon forcën e tërmetit që goditi Shqipërinë. Bëhet fjalë për një pallat në Shëngjin, i cili për 30 sekonda lëkundët majtas dhe djathtas, ndërkohë që edhe një xham para kamerës së sigurisë që ka filmuar pamjet, është thyer.

Në këtë video bie në sy një mace, e cila 3 sekonda para se të lëkundet toka, largohet nga pallati, duke parandjerë tërmetin.

Në Durrës, Thumanë dhe Tiranë, lëkundjet kanë qënë akoma dhe më të fuqishme, për shkak se ishin më pranë epiqendrës së tërmetit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Myftiu i Republikës së Kosovës, Naim Tërnava, ka thënë se…