Shillova prezantohet te Llapi
Sulmuesi Alban Shillova është prezantuar si futbollisti me i ri i skuadrës së Llapit nga Podujeva. Ish-sulmuesi i Drenicës, Flamurtarit dhe Prishtinës ka firmosur kontratë një vjeçare me skuadrën e Llapit.
“Skuadra e Llapit është përforcuar me një emër të njohur të futbollit kosovar. Është sulmuesi Alban Shillova, i cili ka zgjedhur ngjyrat bardh e kaltër të KF Llapit për garat evropiane dhe edicionin e ri 2021/222. Shillova së fundmi ishte pjesë e kampionit, FC Prishtinës, ndërsa sot ka firmosur kontratë 1 vjeçare me Llapin”, ka njoftuar klubi llapjan.
Njoftimi i plotë i KF Llapi:
Kampioni Alban Shillova vishet bardhekaltër ⚪️?
Mirësevjen në Llapin Evropian, Alban!
Skuadra e Llapit është përforcuar me një emër të njohur të futbollit kosovar. Është sulmuesi Alban Shillova, i cili ka zgjedhur ngjyrat bardh e kaltër të KF Llapit për garat evropiane dhe edicionin e ri 2021/222. Shillova së fundmi ishte pjesë e kampionit, FC Prishtinës, ndërsa sot ka firmosur kontratë 1 vjeçare me Llapin.
Pas disa viteve përpjekje bashkëpunimi, sulmuesi shtatlartë, Shillova i bashkohet Llapit dhe trajnerit Batatina, i cili me vite e ka kërkuar ta ketë Shillovën në Llap, sepse filozofia dhe karakteri i trajnerit për t’u mos u dorëzuar asnjëherë do t’i përshtatej me karakterin të cilin e posedon vetë Shillova.
Alban Shillova, 28 vjeç, i lindur më 13.08.1992 në Zllatar. Sulmuesi i qendrës më parë ka qenë pjesë e skuadrave si: Bylis, Trepça, Liria, Drita, Flamurtari, Drenica dhe së fundmi tek Prishtina, me të cilët u shpall kampion në edicionin 2020/21.
Urime Alban, me angazhim dhe përpjekje, të bashkuar do t’ia dalim ta shkruajmë historinë në Evropë!
Vazhdojmë!
Përpara Llapi
/Epoka e re/