Shira të rrëmbyeshëm në Japoni, evakuohen 800,000 banorë
03 korrik 2019
| 11:22
Pothuajse 800,000 banorë në tri qytete të Japonisë janë evakuuar nga shtëpitë e tyre për shkak të rrezikshmërisë së lartë, si pasoj e shirave të rrëmbyeshëm.
Qyteti i Kagoshimës, Krishima dhe Aira, në prefekturën e Kagoshimës në ishullin e Kyushut janë larguar nga shtëpia e tyre për në një vend më të sigurt, raportojnë mediat në këtë shtet.
Kryeministri Shinzo Abe u ka thënë banorëve që të ndërmarrin hapa për sigurinë e jetës së tyre.