Shishja e ‘Titanik’-ut shitet në ankand për një shumë ‘marramendëse’
Një shishe argjendi, e destinuar për alkool, e cila i përkiste një pasagjeri të anijes së famshme “Titanik”, është shitur në ankand për 88 mijë euro.
Pronari e ka shpëtuar shishen përpara se anija të fundosej, ka njoftuar “BBC”.
Helen Churchill Candy, pjesë e ekuipazhit të anijes, ia ka dhënë Edward Kent, pasagjer në mjetin transportues, shishen në fjalë, e cila bartte moton e familjes së familjes Churchill “Besnike, por e pikëlluar”.
Kjo, pasi Helen supozonte se Kent kishte gjasa më shumë për të mbijetuar.
Megjithatë, shishja është gjetur së bashku me trupin e pajetë të personit që i ishte besuar objekti.
Objekti tashmë është shitur në Wiltshere, duke u përshkruar si një nga mjetet më të fuqishme tredimensionale nga Titaniku, të ofruara ndonjëherë në ankand.