Shishja me mesazhin 50-vjeçar të marinarit rus gjendet në brigjet e Alaskës
21 gusht 2019
| 11:12
Një shishe e mbyllur me një letër të shkruar 50 vjet më parë u gjet në brigjet e Alaskës perëndimore. Shishja që përmbante një letër të shkruar me shkrim dore në rusisht u gjet nga Tyler Ivanoff në fillim të muajit, ndërsa po mblidhte dru zjarri afër Shishmaref, 966 kilometra në veriperëndim të Anchorage, qyteti më i madh në Alaska sot.
“Isha thjesht duke mbledhur dru dhe vura re një shishe jeshile me tapë. Jo saktësisht tapë, por një kapak i mbyllur fort dhe vura re që kishte një shënim në shishe”, ka thënë Ivanovi.