Shiste karkaleca, kjo është gruaja e parë që u infektua në Kinë

27 mars 2020 | 10:20

Personi i parë i infektuar me koronavirusin e ri në Wuhan mendohet të jetë një grua e cila shiste karkaleca të gjallë.  Gruaja në fjalë shiste te marketi në të cilin mendohet të ketë nisur fillimisht pandemia. Informacionet vijnë nga një dokument i klasifikuar që ka “rrjedhur” në media.

Zonja Wei jetonte në një apartament me qira më pak se 500 metra nga vendi ku ndodhej marketi dhe ka pasur temperaturë më 11 dhjetor. Duke menduar se kishte gripin sezonal, ajo shkoi te një klinikë e vogël që kishte afër për të kërkuar ndihmë mjekësore, por injeksionet që i bënë nuk e shëruan. Dokumenti në fjalë nuk e tregonte identitetin e plotë të gruas në fjalë por, sipas “The Wall Street Journal”, ajo është 57-vjeçare dhe emri i saj i plotë është Wei Guixian.

Qendra Kineze për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve tha në janar se koronavirusi ishte kaluar te njerëzit nga kafshët e egra të shitura për ushqim në marketin ku punonte Wei.

Shitësja ka treguar më tej se vazhdoi të shiste produkte deti te tregu, ndërsa ishte e sëmurë dhe më pas shkoi te një spital të madh në Wuhan për një opinion të dytë.

Më pas mjekët në një spital tjetër kuptuan se rasti i saj ishte i pazakontë dhe i ngjashëm me shumë raste të tjera të dyshimta që po zbuloheshin në vend.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gezeta amerikane Wall Street Journal ka hedhur dritë  mbi atë…