Shiste mend në Instagram me para, makina luksoze, ja çfarë i ndodhi 22-vjeçarit
30 gusht 2019
| 20:25
Një i ri me shumë ndjekës në Instagram që pozonte sistematikisht me para, femra seksi, armë e makina luksoze është dënuar me 17 vjet burg për trafikim të lëndëve narkotike. Wyatt Pasek i cili njihej me nofkën ‘Oxygod’, akuzohet për prodhim të pilulave ‘të falsifikuara’ të prodhuara në një laborator sekret.
Pasek i bënte tabletat në një mënyrë të tillë që të dukeshin si qetësues për dhimbjet, Oxycontin, por ato në fakt ato kishin fentanil, një opioid sintetik që besohet të jetë 80-100 herë më i fortë se morfina.
I riu, i cili ndiqet nga më shumë se 11 000 persona në Instagram, nuk ngurronte që të tregonte në rrjetin social se çfarë jete luksoze bënte./Mirror