Shiten biletat për ndeshjen Kosovë – Maltë, sërish ka pakënaqësi

09 tetor 2018 | 14:05

Pas kaosit të madh dhe turmave të shumta të njerëzve, janë shitur të gjitha biletat për ndeshjen e futbollit Kosovë – Maltë në Ligën e Kombeve.

Shumë qytetarë janë shprehur të pakënaqur pasi thonë se kanë pritur me orë të tëra për të marrë bileta duke u ankuar në organizimin e shitjes së biletave. Në pikat e shitjes në kryeqytet, zyrtarët e shitjeve u kanë thënë qytetarëve se i kanë shitur të gjitha biletat.

Zyrtarja për komunikim me publikun e FFK-së, Diturie Hoxha, ka konfirmuar për Koha.net se janë shitur të gjitha biletat. Pasi ka përfunduar shitja, faqet online janë mbushur me bileta, por me çmim shumëfish më të lartë se çmimet zyrtare.

Një biletë e Jugut, që në kushte normale kushton 2 euro, në tregun ilegal ka arritur në 20 euro, ndërsa të Lindjes nga 3 euro kanë arritur në 25. Kosova luan me Maltën të enjten me fillim prej orës 20:45 në kuadër të xhiros së tretë në Grupin C të Ligës D.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nisma Socialdemokrate ka dënuar rrahjen e dy të rinjve shqiptarë…