Shiten të gjitha biletat e ndeshjes Shqipëri – Poloni

04 shtator 2023 | 10:53

Kombëtarja e Shqipërisë do të luajë këtë muaj dy ndeshjet e radhës në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.

Shqipëria do të luajë në udhëtim ndaj Çekisë më 7 shtator, kurse pas tre ditësh e pret Poloninë.

Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) ka bërë të ditur se për ndeshjen ndaj polakëve janë shitur të gjitha biletat.

Kësisoj, “Kuqezinjve” nuk do t’u mungojë as kësaj radhe përkrahja e madhe nga tribunat në stadiumin “Air Albania”.

Njoftimi i plotë nga FSHF:

“Të gjitha biletat e vlefshme për ndeshjen Shqipëri – Poloni, e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Europian ‘Gjermani 2024’ janë shitur.

Federata Shqiptare e Futbollit dëshiron të falënderojë të gjithë tifozët shqiptarë që kanë vendosur të jenë të pranishëm në stadiumin ‘Air Albania’ më 10 shtator, në mbështetje të ekipit tonë kombëtar dhe i fton të krijojnë një atmosferë të ngrohtë, pozitive dhe të tregojnë respekt ndaj ekipit kundërshtar.

Njëkohësisht, Federata e Futbollit i bën thirrje edhe tifozëve kuqezi, të cilët nuk kanë mundur të pajisen me bileta për këtë ndeshje kaq të rëndësishme për të gjithë, të vazhdojnë ta përkrahin Kombëtaren e zemrës së tyre.

Të mbështesim kuqezinjtë tanë të gjithë se bashku! ME JU, NE JEMI 12!”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Lumturi dhe tronditjen në të njëjtën kohë”, është titulli i…