Shiten të gjitha biletat për finalen Prishtina – Trepça 

11 dhjetor 2022 | 11:06

Pritet që të jetë një atmosferë e zjarrtë sonte në ndeshjen finale të Superkupës së Kosovës.

Aty do të ballafaqohen Sigal Prishtina dhe Trepça dhe palestra në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve do të jetë e stërmbushur, përcjell lajmi.net.

Tashmë janë shitur të gjitha biletat për ta parë këtë ndeshje. Lajmin e ka dhënë klubi nga kryeqyteti përmes një njoftimi në “Facebook”.

“Të dashur tifozë, bileta për ndeshjen finale të Superkupës së Kosovës nuk kanë mbetur, të gjitha janë shitur. Një pjesë e saj ka qenë e rezervuar për ekipin nga Mitrovica, ndërsa biletat e Plisave dhe tribunës sonë janë shitur të gjitha!”, thuhet në njoftimin e Sigal Prishtinës.

Ndeshja do të zhvillohet me fillim nga ora 17:00.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zbatimi i gjenocidit në Kosovë gjatë luftës së fundit, pati…