Shiten të gjitha biletat për ndeshjen Anglia – Shqipëria
22 janar 2025
| 13:45
Të gjitha biletat që ishin në dispozicion për tifozët shqiptarë në stadiumin “Wembley”, për ndeshjen e parë kualifikuese Angli-Shqipëri, janë shitur.
Kështu ka njoftuar Federata Shqiptare e Futbollit. Në njoftimin e FShF-së, thuhet se ka pasur një interes të jashtëzakonshëm nga tifozët e Kombëtares “Kuqezi” për këtë sfidë, të cilët si gjithmonë do të jenë në mbështetje të ekipit.
Ndeshja Angli-Shqipëri, e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026, do të luhet më 21 mars, në orën 20:45, në stadiumin “Wembley” të Londrës.