Shiten të gjitha biletat për ndeshjen Ballkani – Sivasspori

12 tetor 2022 | 12:12

Skuadra e Ballkanit ka njoftuar të mërkurën se janë shitur të gjitha biletat për ndeshjen kundër Sivassporit.

Ballkani do ta zhvillojë ndeshjen e radhës kundër skuadrës turke, të enjten në stadiumin “Fadil Vokrri”, që do të jetë i mbushur plotë.

Kampioni i Kosovës momentalisht kryeson Grupin G, ndërkaq kanë mbetur gjithsej edhe tre ndeshje për tu zhvilluar. Ndeshjen e fundit kundër Sivassporit, Ballkani ka shënuar fitore me rezultat 3:4.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Kosovës në mbledhjen e 100-të ka miratuar ndryshimin…