![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2023/04/basket-3.jpg)
Shiten të gjitha biletat për ndeshjen Peja – Trepça
07 maj 2023
| 14:40
Janë shitur të gjitha biletat për ndeshjen e dytë finale në mes të Pejës dhe Trepçës, të cilët do të përballen në palestren “Karagaçi”, në serinë e dytë finale e cila nis nga ora 17:00.
Lajmin e ka bëre me dije klubi pejan:
“Dyert e palestrës hapen në ora 14:00. Ju lutemi të gjithëve që posedojnë bileta standarde, VIP bileta, dhe kartele vjetore të vijnë sa më herët për të evituar problemet”, është thënë në njoftim.
Finalen e parë në “Minatori” e fituan “Xehëtarët” me rezultat 94:86.
Derisa për t’u shpall kampion nevojiten tri fitore.
Herën e fundit që Trepça ishte shpallur kampion ishte viti 2012-të kurse Peja në 2013-tën.