Shitësit ambulantë largohen nga sheshi “Nënë Tereza” në Prishtinë
22 dhjetor 2021
| 22:03
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka thënë se inspektorët kanë larguar nga sheshi të gjithë shitësit ambulantë.
Rama përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se shitësit ambulantë po veprojnë pa leje.
“Ne nuk mund të lejojmë shitje ilegale të produkteve të pakontrolluara, në sheshet tona, të cilat mund të kenë efekte negative në shëndetin publik”, ka thënë Rama.
Njoftimi i plotë:
Sot, inspektorët tanë kanë larguar nga Sheshi ‘Nënë Tereza’ të gjithë shitësit ambulantë, të cilët veprojnë aty pa leje, ilegalisht!
Ne nuk mund të lejojmë shitje ilegale të produkteve të pakontrolluara, në sheshet tona, të cilat mund të kenë efekte negative në shëndetin publik.