Shitet 1.2 milion euro letra e shkruar me dorë nga Albert Ajnshtajn

23 maj 2021 | 16:22

Letra në të cilën gjeniu Albert Ajnshtajn e kishte shkruar me dorë ekuacionin e shpejtësisë së dritës “E=mc2” është shitur për 1.2 milion dollarë në një ankand në Boston.

Blerësi që e ka blerë letrën me një çmim trefishin e vleftës fillestare të hedhur në ankand do të mbetet anonim.

Letra e shkruar me dorë në gjermanisht mban datën 26 tetor 1946. Ajo i përket letërkëmbimit në mes të Ajnshtajnit dhe fizikanit me origjinë polake që jetonte në ShBA, Ludvik Silbershtein, i cili ka qenë një prej kundërshtarëve të tij në atë kohë.

Pyetjes suaj mund t’i jepet përgjigje me formulën “E=mc2”, shkruante Ajnshtajni në letrën që ishte në dosjen personale të Silbershtein, e që më pas është shitur nga trashëgimtarët e tij.

Ekuacioni – energjia është e barabartë me masën shumëzuar me shpejtësinë e dritës në katror, ka ndryshuar botën e fizikës duke demonstruar se koha nuk është absolute dhe se masa me energjinë janë ekuivalentë.

Sot në botë ekzistojnë vetëm katër letra të shkruara me dorë të Ajnshtajnit që përmbajnë ekuacionin emblematik, i cili është prezantuar për herë të parë në një botim shkencor në 1905.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trepça ’89 ka shënuar dy gola të shpejtë në fillim…