Shitet 170 mijë euro ora e dorës së Muamar Gadafit
01 prill 2019
| 11:42
Një nga orët e dorës, që i përkisnin ish-udhëheqësit libian Muamar Gadafi, u shit në ankand mbi 170 mijë euro, shtatë herë më lart se vlera reale e saj. Vlera origjinale në fakt, e larë në ar të bardhë dhe 18 karat, ishte rreth 20 mijë euro. Në shiritin “Blue Tiffany” ka një mbishkrim në arabisht: “Vetëm në kohë nevoje do ta gjeni lirinë”, të shoqëruar nga nënshkrimi i Gadafit.