Shitet makina e Princeshës Diana e dhuruar për fejesë nga Charles, enigmë kush e nxori në ankand
Një makinë e Princeshës Diana nga Princi Charles si një dhuratë e fejesës është shitur për më shumë se 52,000 £ (72,000 dollarë) në ankand.
Ford Escort Ghia i vitit 1981 u shit për rreth 30,000 dollarë më shumë sesa vlera më e ulët i çmimit të ofruar.
Vlerësimi i ankandit kishte sugjeruar që makina të arrinte midis 30,000 dhe 40,000 (41,500 dollarë dhe 55,400 dollarë). Me tarifa, çmimi përfundimtar i shitjes ishte 52,640 £ (72,800 dollarë).
Makina, sipas CNN, është shitur së bashku me targën e saj origjinal të regjistrimit, ngjyrën origjinale dhe radion. Ndërkohë një detaj që është zbuluar se makina ka përshkuar më shumë se 83 mijë milje.
Kompania që organizoi ankandin në një deklaratë ka thënë se kjo makinë ka shërbyer për një kohë të gjatë për lëvizjes e Princeshës Diana.
Makina iu dha Diana nga Princi Charles në maj 1981, dy muaj para dasmës së çiftit, sipas ankandëve të Reeman Dansie. Princesha e re drejtoi automjetin deri në gusht 1982.
Pjesës së përparme e Ford i është vendosur një nuskë bretkose argjendi në kapuç, një kopje e një dhuratë nga motra e Dianës, Sarah Spencer.
Reeman Dansie tha se dhurata ishte për t’i kujtuar Dianës “përrallën e një vajze të bukur, puthja e së cilës shndërron një bretkosë në një princ”. Ata thanë se shitësi pa emër ishte një grua që ishte një admiruese e madhe e Diana dhe e cila i kishte mbajtur të fshehta rrënjët mbretërore të makinës edhe nga miqtë e saj.
Nuk është hera e parë që një automjet Diana shitet për një shumë mbresëlënëse – kabrioja e saj Audi u shit vitin e kaluar për 58,000 (80,300 dollarë).