Shitja eventuale e ‘Telekom Albania’ kompanive të Erdoganit apo Vuçiqit, tradhti kombëtare
Sali Bislimi
Kompania turke ‘Calik Holding’ dhe ajo e Serbisë ‘Telekom Srbija’ janë shumë afër për të blerë ‘Telekom Albania’, respektivisht për të marrë nën kontroll Telekomin e Shqipërisë dhe për të kontrolluar detajisht popullin shqiptar dhe institucionet e Shqipërisë.
Kjo është një tradhti eklatante, një gabim i rëndë e fatal politik dhe strategjik, madje edhe nënshtrim i Shqipërisë ndaj Turqisë dhe Serbisë si aleatët besnikë të Rusisë.
Shqipëria nuk duhet për një grusht euro t’i shesë interesat gjeopolitike dhe gjeostrategjike të saj por edhe të humbas besimin te ShBA-ja dhe Bashkimi Evropian, kur dihen ambiciet dhe politikat e Erdoganit e Vuçiqit ndaj Shqipërisë dhe Kosove dhe aleatëve historikë të popullit shqiptar euro-amerikanëve.
Qeveria shqiptare më shumë se lekun duhet t’i ketë parasysh interesat kombëtare dhe strategjike. Nëse ndodh një gabim i tillë fatal Shqipëria me vetëdije po bëhet një zonë e pabesueshme e destabilizimit dhe integrimit euroatlantik me pasoja për tërë hapësirën etnike shqiptare.
(Autori është drejtor i organizatës joqeveritare “Zëri Perëndimor i Kosovës”)