Shitja policave kufitare ka rënë për 63,1 për qind
14 tetor 2020
| 14:53
Gjatë tetë muajve të parë të këtij viti shitja e policave kufitare ka rënë për 63,1 për qind në raport me periudhën e njëjtë të vitit paraprak. Kjo është bërë e ditur nga të dhënat e publikuara në nga Byroja Kosovare e Sigurimeve.
Sipas Byrosë Kosovare të Sigurimeve, nga fillimi i vitit e deri në fund të muajit gusht referuar të dhënave zyrtare të Bankës Qendrore të Kosovës shihet se janë shitur 113,232 polica nga 307.488 sa janë shitur gjatë periudhës janar-gusht 2019.