Shitjet e ‘Facebook’-ut rriten, pavarësisht skandalit të privatësisë
Shitjet tremujore të rrjetit social “Facebook” janë rritur ndjeshëm, pavarësisht një skandali me të dhënat e përdoruesve.
Kompania ka thënë se të ardhurat janë rritur në 11.9 miliardë dollarë në tre muajt e parë të vitit, krahasuar me 8 miliardë në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
“Pavarësisht përballjes me sfida të rëndësishme, komuniteti dhe biznesi ynë kanë pasur një fillim të fuqishëm në vitin 2018. Kompania po bën një rishikim më të gjerë të përgjegjësisë sonë”, ka thënë shefi ekzekutiv i “Facebook”-ut, Mark Zuckerberg.
Në muajin mars, “Facebook” është kapur në një skandal masiv të privatësisë që ka përfshirë edhe firmën konsulente “Cambridge Analytica”.
“Facebook” ka pranuar se të dhënat e 87 milionë përdoruesve janë ndarë në mënyrë të paligjshme me “Cambridge Analytica”.