Shitorja e Gollakut e viteve ‘50
18 gusht 2018
| 11:21
Nga kjo shitore, e cila daton që nga vitet e ‘50- ta, shitës i së cilës ka qenë Limon Haziri e më pas edhe djali i tij Shabani janë furnizuar me gjëra ushqimore si dhe me vajgur e gjera tjera shumë fshatar të anës së Gollakut.
Nga kjo shitore janë furnizuar fshatarët e Hajkobillës, Dabishecit, Gllogovicës, Zajqevcit e Gregjenikut.
Njëri ndër banorët e asaj zone Ismet Ajvazi e kujton me endje atë kohë dhe tregon se si fëmijët shkonin në shitore dhe shumicën e herave shitësi u jepte ushqime edhe pa pagesë.
Kjo shitore ka qenë në funskion deri pas luftës.