Shiu i djeshëm mbushi liqenet e Kosovës
Reshjet e mëdha të shiut që gjatë ditës së djeshme përfshinë Kosovën, kanë bërë që të rritet niveli i ujit në liqenet akumuluese.
Kjo u bë e ditur nga KRU ” Prishtina”. Në njoftim thuhet se sot, niveli i ujit në liqenin e Batllavës është 628.47 metra mbi nivelin e detit ose 6.53 m nën kuotën maksimale, ndërsa niveli i ujit në liqenin e Badocit është 640.10 metra mbi nivelin e detit ose 9.75 m nën kuotën maksimale.
Përkundër kësaj, KRU ”Prishtina” bën thirrje për shpenzim racional të ujit.
“Të nderuar konsumatorë, duke kërkuar nga ju që të vazhdoni me shpenzimin racional të ujit të pijshëm , ju njoftojmë me gjendjen e liqeneve akumuluese sipërfaqësore, pas reshjeve të shiut javën e fundit”.
“Sot, niveli i ujit në liqenin e Batllavës është 628.47 metra mbi nivelin e detit ose 6.53 m nën kuotën maksimale, ndërsa niveli i ujit në liqenin e Badocit është 640.10 metra mbi nivelin e detit ose 9.75 m nën kuotën maksimale. Nga java e kaluar, liqeni i Badocit ka ngritje të nivelit prej 0.95 metra, ndërsa ngritje më të theksuar kemi në liqenin e Batllavës 1.61 m”, thuhet në njoftim.