Shiu i meteorëve, spektakël mes 12 dhe 13 gushtit
Ashtu si çdo vit, përsëritet magjia në qiell. Një herë e një kohë mendohej se yjet në rënie ishin lotët e Shën Lorencit, i martirizuar në vuajtje. Në të vërtetë, nuk bëhet fjalë për yje të vërteta, por për mbetjet e perseidi, që e kanë origjinën nga kometa suift-tuttle, e zbuluar në 1862 nga astronomi italian Giovani Vrginio Schiaparelli.
10 gushti është dita e përcaktuar në kalendarin fetar, por sidoqoftë, për të parë më mirë shiun e meteorëve, duhet pritur 12 gushti, kur perseidet do të jenë më të dukshme në qiell.
Kulmi do të shënohet natën mes 12 dhe 13 gushtit, rreth orës 22 të mbrëmjes, aq sa do të mund të shihen deri në 50 meteorë në orë. Por duhet patur kujdes nga ndotja nga ndriçimi; për të admiruar yjet që bien më mirë, duhet zgjedhur një vend i errët, larg nga qytetet, e nëse është e mundur në lartësi.
Këtë vit, sidoqoftë, hënë nuk do të ndihmojë aspak. Ajo do të jetë e plotë më 15 gusht dhe si rrjedhojë do të ndriçojë jo pak në netët kur do të mund të shihet fenomeni. Astronomët sugjerojnë se duhet parë në drejtimin veri lindje, në natë të plotë, kur hëna ka perënduar./TCh