Shiu kthehet në njërën nga pesë ditët e ardhshme
17 mars 2019
| 23:20
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK), në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të cilat ditën e martë vende-vende parashihen të sjellin riga të dobëta shiu.
“Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 2-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-21 gradë Celsius.Do të fryjë erë nga verilindja dhe veriperëndimi me shpejtësi 1-7m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.