Shiu ‘pushton’ Shqipërinë, rrugët e Lezhës si lumenj
Reshjet e dendura të shiut të cilat kanë përmbytur zona të tëra në Ballkanin Përendimor, nuk e kanë kursyer as Shqipërinë. Rrugët e disa qyteteve janë ‘pushtuar’ nga uji, kurse deri tani duket se më së shumti është goditur rajoni i Lezhës.
Deputeti demokrat, Agron Gjekmarkaj, ka postuar një video në facebook, me anë të të cilës edhe ka kritikuar pushtetin, duke thënë se asnjë të mirë reale dhe afatgjatë s’i ka sjellë këtij qyteti, derisa sipas tij e mbytë Lezhën sa herë bie shi.
Ndërkohë edhe rrugët e Tiranës janë vëshitrësuar për qarkullim nga reshjet e mëdha të shiut, sikurse që nuk kanë “shpëtuar” as qendra të tjera, si Shkodra, Durrësi e Elbasani. Kjo ka bërë që të ngarkohet edhe komunikacioni, pasi makinat qarkullojnë me vështirësi nga reshjet e dendura.