Shiu shpëton pyjet e Kukësit, shuhen të gjitha vatrat

11 gusht 2021 | 22:37

Reshjet e dendura të shiut që filluan pasditen e sotme kanë shuar vatrat aktive të zjarrit në zonën e Kukësit.

Burime për abcnews.al nga shtabi i emergjencave civile bëjnë me dije se intensiteti i reshjeve është i dendur në zonat ku ishin vatrat aktive.

Shiu vijon prej më shumë se një ore në Kukës, Has, Tropojë e Pukë. Fatmirësisht reshjet shuan vatrat, duke shpëtuar kështu pyjet që po digjeshin çdo ditë.

Situata mbi tunelin e Kalimashit ishte kritike. Shërbimet Zjarrfikëse, Forcat e Armatosura të Shqipërisë dhe Kosovës ishin në betejë me flakët, ndërsa terreni i vështirë e bëri të vështirë shuarjen e plotë të zjarrit.

Ndërkohë që sot në mesditë nisi të punojë helikopteri nga ajri, “ndërhyrja e natyrës” solli shuarjen e plotë të flakëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokuroria Themelore në Pejë, njofton opinioni publik se, pas hetimeve…