Shkak i zjarrit në diskotekën në Koçan dyshohet se ishin mjetet piroteknike [video]

16 mars 2025 | 09:30

Zjarri që ka rënë në një diskotekë në Koçan, ku raportohet për shumë viktima e shumë të lënduar,mund të ketë ndodhuar si shkak i mjeteve piroteknike.

Aktualisht, nuk ka detaje zyrtare se si ka ndodhë ngjarja, mirëpo, ajo që bëhet e ditur nga MPB, është se janë arrestuar disa persona që kanë pasur lidhje me organizimin e kësaj feste private, dhe se Prokuroria ka thënë se të gjitha shërbimet kompetente, përfshirë edhe prokurorin publik nga Prokuroria Themelore Publike Koçan janë në terren. /alsat.mk

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në tragjedinë në Koçan të Maqedonisë së Veriut kanë humbur…