![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2020/07/covid-vaksina-1.jpg)
Shkaku i efekteve anësore, ndërpritet zhvillimi i vaksinës kundër Koronës
Lajme jo të mira vijnë nga zhvillimi i vaksinës kundër Covid-19. Një nga kompanitë më premtuese të krijimit të vaksinës për koronavirus ka pezulluar përkohësisht punën.
Kompania “Johnson & Johnson” njoftoi se ka ndërprerë testimet klinike pasi një pacient ka shfaqur efekte anësore të pashpjegueshme.
Në njoftimin e dhënë nga kompania thuhet se vullnetari do të jetë nën monitorimin e kompanisë. “Ndalesa të tilla janë normale në një numër kaq të madh testimesh”, njofton kompania.
Rreth një muaj më parë kompania “AstraZeneca Plc” ndaloi punën për zhvillimin e vaksinës për të njëjtin motiv. Por, kompania “AstraZeneca Plc” po vazhdon punën.
“Johnson & Johnson” dhe “AstraZeneca Plc” janë një hap përpara kompanive të tjera për krijimin e vaksinës kundër Covid-19. Shumë qeveri kanë nënshkruar marrëveshje me dy kompanitë në fjalë për ta siguruar vaksinën.