Shkaku i koronavirusit, Kosova anulon përkohësisht fluturimet që vijnë nga Italia

08 mars 2020 | 14:34

Ministri i Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku, ka bërë me dije se sot ka anuluar përkohësisht të gjitha fluturimet që vijnë nga zonat epidemike të Italisë së Veriut të prekura nga koronavirusi.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se ky vendim ka ardhur pas rekomandim emergjent nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë.

Postimi i plot i Abdixhikut:

Sot, në ora 12:40 kemi pranuar rekomandim emergjent nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë për anulimin e të gjitha fluturimeve që vijnë nga zonat epidemike të Italisë së Veriut – si reflekcion i karantinës së vendosur nga qeveria italiane në betejën kundër Coronavirusit.

Si rrjedhojë, kam kërkuar anulimin e përkohshëm të të gjitha fluturimeve që vijnë nga kjo zonë epidemike e cilësuar si zonë me risk të lartë. Fluturimet janë ndërprerë.

Ndjejmë keqardhje për masat e marra – por në situatën e tanishme nuk kemi alternativë. Jam në kontakt të ngushtë me Ministrin e Shëndetësisë Vitia dhe me Ministrin e Punëve të Jashtme Konjufca për të koordinuar kontrollin ne Aeroport dhe asistencën eventuale ndaj udhëtarëve në zonat e rrezikshmërisë së lartë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku, ka bërë me dije se…