Shkaku i një borxhi, plagoset një person në Prishtinë
11 korrik 2022
| 08:59
Policia e Kosovës ka njoftuar për një tentim vrasjeje që ka ndodhur të shtunën mbrëma në Prishtinë.
Sipas njoftimit nga policia, është arrestuar i dyshuari i cili, pas një mosmarrëveshjeje rreth një borxhi, ishte plagosur në këmbë nga i dyshuari tjetër mashkull kosovar i cili, pasi e ka kryer veprën, është larguar nga vendi i ngjarjes.
Në veturën e të dyshuarit njësiti policor ka gjetur dhe sekuestruar dy thika.
Me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. Rasti po vazhdon të hetohet.