Shkarkimi i drejtorit të Aviacionit Civil gëzoi anëtaren e shoqërisë civile

13 maj 2020 | 09:22

Anëtarja e shoqërisë civile, Flutura Kusari, e ka komentuar shkarkimin e drejtorit të Aviacionit Civil. Sipas saj, shkarkimi i tij ka ndodhur si pasojë e informacioneve të disa sinjalizuesve. Ajo, po ashtu, ka treguar se që një kohë të gjatë nuk ka qenë kaq e lumtur nga një vendim i qeverisë.

“Sonte disa sinjalizues e kanë fitu një betejë të rëndësishme në Autoritetin e Aviacionit Civil. Detajet nuk do të dihen kurrë publikisht, siç ndodhë rëndom me raste të sinjalizimit, por kjo është edhe një dëshmi sa e rëndësishme është të sinjalizosh”, ka shkruar ajo në rrjetin “Facebook”.

‘’Moti, moti, nuk jam lumturu ma shumë. Vendim fantastik i qeverisë”, ka komentuar ajo.

Qeveria në detyrë e Kosovës vendosi të martën në mbrëmje për shkarkimin e Eset Berishës nga pozita e drejtorit të Aviacionit Civil.

 

(B. D.: “Epoka e re”)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shtetet e Bashkuara regjistruan në 24 orët e fundit edhe…