Shkarkimi i Ilir Metës, Kuvendi i Shqipërisë mblidhet për votim

09 qershor 2021 | 10:04

Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet në orën 10;00, ku do të miratojë raportin dhe propozimin e Komisionit Hetimor për largimin e parakohshëm të presidentit Ilir Meta me argumentin se ka shkelur rëndë Kushtetutën.

Shumica parlamentare e cila mori edhe këtë nismë për shkarkimin e Metës, kërkon 94 vota pro raportit të këtij Komisioni, ndërkohë nga ana tjetër presidenti nuk e ka njohur këtë nismë, madje e ka cilësuar anti-kushtetuese.

PS do t’i duhen 94 vota, të cilat do t’i kërkojë tek deputetët që PD dhe LSI lanë pas djegies së mandateve.

Pavarësisht vendimit politik të Kuvendit, do të jetë Gjykata Kushtetuese ajo që do të thotë fjalën e fundit nëse Ilir Meta e ka shkelur rëndë Kushtetutën apo jo dhe nëse deklaratat e tij kanë pasur pasoja. Kushtetuesja brenda një afati tre mujor duhet të marrë vendim për ta kaluar votimin e Kuvendit në seancë shqyrtuese.

Kjo është nisma e dytë për Ilir Metën brenda dy viteve, ku shumica parlamentare kërkon shkarkimin e tij nga detyra.

Sakaq ngritja e këtij Komisionit Hetimor, nuk është njohur nga vetë Meta, duke e quajtur antikushtetues dhe antiligjor. Meta edhe pse është thirrur nuk ka pranuar të shkojë në asnjë mbledhje të Komisionit. /Ora News/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shtetet e Bashkuara kanë fuqizuar përpjekjet për t’iu kundërvënë Kinës…