Shkarkimi i Metës, Komisioni hetimor vendos të pyesë edhe Venecian
15 korrik 2019
| 14:50
Me 9 vota për Komisioni hetimor parlamentar për shkarkimin e presidentit Ilir Meta, ka miratuar kërkesën e anëtares Klotilda Bushka për marrjen e një opinioni nga Komisioni Venecias për shkeljet kushtetuese të presidentit shqiptar.
Më herët në mbledhje nënkryetari i Komisionit, demokrati Alban Zeneli, ka kërkuar ekspertë të huaj. Edhe kjo kërkesë është miratuar me konsensus.
Komisioni hetimor ka aprovuar planin paraprak të veprimit dhe rregulloren me 9 vota për.