Shkarkimi i Ten Hag, reagon Unitedi

02 nëntor 2023 | 21:05

Manchester United nuk po arrin të ngrejë kokë, pasi “Djajtë” vazhdojnë të marrin rezultate jo të mira.

“The Times” ishte e para media që raportoi se mund të kishte ndryshime, me dy emrat që janë diskutuar si zëvendësues të mundshëm të Ten Hag janë Zinedine Zidane dhe Ruben Amorim.

Por më pas ka reaguar klubi i Manchester United, ku ka mohuar në mënyrë kategorike idenë për të afruar një trajner të ri.

Megjithatë, çështja e trajnerit është shumë e komplikuar për momentin për shkak të pasigurisë që mbizotëron në lidhje me pronësinë e skuadrës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Donika Gërvalla-Schwarz, ka…