Shkarkimi i Këshillit Shtetëror të Cilësisë ishte bërë me urdhër të Haradinajt

01 mars 2018 | 16:33

Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) është përjashtuar të martën nga Regjistri Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (EQAR).

Në vendimin për përjashtim thuhet se Komiteti i Regjistrit ka konstatuar se pas vendimit të ministrit të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë për shkarkimin e Këshillit Shtetëror të Cilësisë dhe të u.d. të drejtoreshës së Agjencisë së Akreditimit të Kosovës, kjo agjenci ka humbur aftësinë e saj për të vepruar në mënyrë autonome.

Por, vendimi për shkarkimin e Këshillit Shtetëror të Cilësisë ishte bërë më kërkesë të kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.

Në shkresën dërguar ministrit Bytyqi, kryeministri kërkonte shkarkim të menjëhershëm të Këshillit Kombëtar të Cilësisë.

“Procesi i Akreditimit të Arsimit të lartë është zhvilluar deri me tani me parregullsi serioze duke e shndërruar këtë proces në objekt të shpeshtë të diskutimit publik. Këto parregullsi fatkeqësisht kanë sjellë edhe raste të të ndjekjeve ligjore dhe procese gjyqësore. Si rezultat i kësaj dhe duke u bazuar në kompetencat ligjore kërkoj nga Ju: Shkarkimin e menjëhershëm të tërë Bordit të Agjencisë së Akreditimit (Këshillit Kombëtar të Cilësisë- KSHC) duke përfshirë edhe Ushtruesin e Detyrës së drejtorit të Agjencisë së Kosovës për Akreditim”, thuhej ndër të tjera në shkresën e kryeministrit Haradinaj drejtuar ministrit Bytyqi e cila mban datën 23 shtator 2017.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Shëndetësisë (MSh), Uran Ismaili, ka bërë me dije…