Shkarkimi nga KF Vëllaznimi, Leotrim Krasniqi jep detaje
Trajneri Leotrim Krasniqi është shkarkuar sot nga detyra e trajnerit në KF Vëllaznimi, derisa është zëvendësuar me trajnerin nga Shqipëria, Miel Josa, raporton “Epoka e re”.
Krasniqi nëpërmjet një postimi në “Facebook” ka mbetur i besuar me këtë vendim për faktin se sezonin vjeshtor e mbylli në pozitën e dytë të Ligës së Parë, derisa është kualifikuar edhe në 1/8 e finales së Kupës.
“Nuk do te jem me trajner i Vëllaznimit, ashtu ka vendosur kryesia e klubit me arsyen se stili i lojës time, loja me portier, ndërtimi i lojës nga mbrapa është shumë e rrezikshme dhe ky stil i lojës sipas tyre nuk na dërgon në Superligë edhe pse e përfunduam sezonin si nënkampion vjeshtor dhe kaluam në 1/8 e Kupës së Kosovës”, ka shkruar Krasniqi.
Postimi i Krasniqit (pa ndërhyrje):
Pershendetje miq .
Nuk do te jem me trajner i Vellaznimit , ashtu ka vendosur kryesia e klubit me arsyen se stili i lojes time loja me portier, ndertimi i lojes nga mrrapa eshte shume e rrezikshme dhe ky stil i lojes sipas tyre nuk na dergon ne superlige edhe pse e perfunduam sezonin si nenkampion vjeshtor dhe kaluam ne 1/8 e kupes se kosoves.
Po largohem me koken lart dhe me bindjen qe kom dhon gjithçka nga vetja qe fanella e Vellaznimit te perfaqesohet me dinjitet e perkushtim, qe fanella e Vellaznimit te bartet vetem nga ata qe e meritojn dhe e djersitin atë.
Nese diqka me nxjer fitus nga çdo sfid e jetes eshte qellimi te mbes i paster sepse rruge tjeter per te arritur sukses perveç punes nuk do te ndjeki kurr ne kuriz te askujt.
Faleminderit tifozeris gjakovare per mbeshtetjen, kryesis se klubit per mundesine, stafit per bashkpunimin e sinqert dhe futbollisteve per punen e tyre te madhe qe kemi bere bashkarisht ishte kenaqesi puna me ju, suksese klubit ne objektivat qe i kan per superlige.