Shkarkohet Allardyce
16 maj 2018
| 13:19
Skuadra e Evertonit ka konfirmuar se Sam Allardyce është shkarkuar nga roli i trajnerit.
Ai erdhi si zëvendësim i të shkarkuarit tjetër, Ronald Koeman, ndërsa edhe ky i fundit është shkarkuar me arsyetimin se klubi synon një plan më afatgjatë sa i përket trajnerit. Pasardhës i Allardyce në pozitën e menaxherit pritet të jetë Marco Silva.