Shkarkohet bordi i AKP-së
27 maj 2021
| 17:27
Me 65 vota për, 3 kundër dhe asnjë abstenim, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë shkarkuar bordin e Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP). Po ashtu, Kuvendi nuk kanë miratuar raportin vjetor të kësaj agjencie.
Me kërkesën e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, në Kuvendin e Kosovës, të enjten, është diskutuar për raportin vjetor të Agjencisë Kosovare të Privatizimit si dhe shkarkimi i bordit të kësaj agjencie.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjfuca, ka thënë se qeveria duhet t’i propozojë Kuvendit përbërjen e re të AKP-së.