Shkarkohet bordi i Stacionit të Autobusëve, caktohen anëtarët e rinj
14 nëntor 2018
| 15:52
Komuna e Prishtinës përmes një njoftimi për media ka njoftuar se është shkarkuar bordi i Stacionit të Autobusëve dhe janë caktuar anëtarët e rinj.
“Komisioni i Aksionarëve të Ndërmarrjes Publike ‘Stacioni i Autobusëve’ ka marrë vendim sot që të shkarkojë Bordin e kësaj ndërmarrjeje, dhe të caktojë anëtarët e rinj, që mënyrë që të vazhdohet me reforma”, është thënë në njoftimin për media të Komunës së Prishtinës.
Anëtarët e rinj të Bordit, janë:
1. Faton Raçi
2. Anita Morina Saraqi
3. Afërdita Syla Ismaili
4. Fatmir Morina