
Shkarkohet Bruce
Sheikët arab të klubit të Newcastell United e kanë nisur menjëherë me “dorë të hekurt” teksa kanë larguar në mënyrë konsensuale nga detyra e trajnerit, Steve Bruce.
Fatale për trajnerin e njohur britanik janë rezultatet negative dhe renditja e skuadrës në vendin e parafundit në kuotën e 3 pikëve.
Lajmin e largimit të Steve Bruce në bankinën e Newcastelit e ka bërë vetë klubi bardhezi me anë të një komunikate në sajtin e saj zyrtar, ku njoftojnë se pasuesi i tij i përkohshëm do të jetë Grem Xhons duke filluar që nga ndeshja e Premier Ligës të së shtunës ndaj Crystal Palace në transfertë.
Më parë tekniku 60-vjeçar ka qenë pjesë edhe e ekipeve si: Aston Vila, Hull City, Wigan, Birmingam dhe Crystal Palace.
Nuk mungojnë kandidatët për bankinën e skuadrës së Newcastel United teksa shumë pranë ishte dhe Antonio Conte i cili ndodhet pa klub që pas largimit nga Interi në maj të këtij viti.
#NUFC can confirm that Steve Bruce has left his position as head coach by mutual consent.
The club would like to place on record its gratitude to Steve for his contribution and wishes him well for the future.
— Newcastle United FC (@NUFC) October 20, 2021