Shkarkohet drejtori i përgjithshëm i tatimeve në Shqipëri
10 korrik 2019
| 11:46
Enton Duro është shkarkuar nga detyra e drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve. Ai kishte vetëm pak muaj që mbante detyrën e rëndësishme.
Më 27 mars të këtij viti, Duro kishte zëvendësuar në krye të Tatimeve ish-drejtoreshën Vasilika Vjero.
Aktualisht, nuk ka ende një emër për postin e mbetur bosh të drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve. /Top Channel/