Shkarkohet drejtori i Policisë së Shqipërisë?
05 tetor 2021
| 14:39
Mediumi shqiptar, “lapsi.al” ka shkruar të martën se është shkarkuar drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shqipërisë, Ardi Veliu.
Veliu është emëruar në këtë post në shkurt të vitit 2018. Emri i Ardi Veliut është propozuar nga ministri asokohe i Brendshëm, Fatmir Xhafaj dhe ishte miratuar nga kryeministri Edi Rama.
Është ende i paqartë shkaku i shkarkimit të tij, ndërsa kujtojmë se vetëm një ditë më parë në qytetin e Elbasanit janë ekzekutuar me armë zjarri dy persona të përfolur si njerëz të botës së krimit.
Sipas “lapsi.al”, vendimi është marrë disa minuta më parë.