Shkarkohet drejtori i ShISH-it, Helidon Bendo

23 dhjetor 2022 | 15:26

Shkarkohet nga detyra drejtori i Shërbimit Informativ Shtetëror, Helidon Bendo.

Drejtori i SHISH, Helidon Bendo u shkarkua nga detyra me kërkesë të kryeministrit Rama, kërkesë e cila u dekretua sot nga Presidenti Bajram Begaj.

Kryeministri Edi Rama thotë se ai do të jetë në vijim këshilltar i kryeministrit për reformën e institucioneve të sigurisë ndaj edhe ka dhënë dorëheqjen nga SHISH.

“Me Helidon Bendon, Drejtorin e Shërbimit Informativ të Shtetit, i cili për arsye të vazhdimit të studimeve pasuniversitare në Kolegjin e Studimeve Ndërkombëtare e të Sigurisë, pranë Universitetit Kombëtar të Mbrojtjes në Shtetet e Bashkuara, ka dorëzuar dorëheqjen. Ai do të angazhohet në vijim si këshilltar i kryeministrit për reformën e institucioneve të sigurisë”, shkruan Rama.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zhongleri i famshëm kosovar, Agim Agushi sot u fut në…