Shkarkohet kryeshefi i KOSTT-it Ilir Shala, parlajmëron padi ndaj bordit

06 nëntor 2020 | 14:08

Kryeshefi Ekzekutiv i Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës-KOSTT sh.a Ilir Shala, është shkarkuar sot nga kjo pozitë nga bordi i këtij institucioni.

Ai këtë shkarkim e ka cilësuar të pabazë dhe ka paralajmëruar ndjekjen e rrugëve ligjore. “Sot, Bordi i Drejtoreve te KOSTT-it, i kryesuar nga Jeton Mehmeti dhe Nebih Zariqi, Ajrina Gashi- Hamdiu, Xhyldane  Kiçmari dhe Arben Dodaj, vendosi për shkarkimin tim nga pozita e Kryeshefit Ekzekutiv dhe kthimin në pozitën si kryeshef ekzekutiv të Mustafe Hasanit, gjoja duke u arsyetuar në zbatimin e Urdhrit Përmbarimor të Gjykatës Përmbarimore, pas vendimeve të marra me standarde të dyfishta të Inspektoratit të Punës, dhe duke mos zbatuar Udhëzimin e Gjykatës Supreme të Kosovës, nr. 189/2020, datë 25.09.2020, për moszbatim të Vendimeve të Inspektoratit të Punës, nga Gjykata Përmbarimore”, ka shkruar Shala në profilin  e vet në “Facebook”.

Ai tutje ka thënë se si do të ndërmerr të gjitha vendimet ligjore, ndaj këtij vendimi. “Si do që të jete, unë me përgjegjësi morale e ligjore do të marr të gjitha masat në ndjekjen e të drejtës sime ligjore, qoftë përmes procedurës penale apo civile. Dua të falënderoj dhe njëkohësisht i kërkoj falje shumë familjes sime, qe s’kam mundur të jem 100% i përkushtuar ndaj tyre, por më shumë i përkushtuar për interesat dhe arritjet historike që bëmë bashke me grupin punues dhe gjithë punonjësit e KOSTT-it: Formimi i Bllokut Rregullues Kosovë – Shqipëri, Marrëveshjen e re KOSTT – ENTSO-E, ku definohet pavarësia energjetike e Kosovës, Themelimi i Bursës Shqiptare të Energjisë Elektrike. Jam krenar dhe shumë i lumtur për te arriturat e fundit te KOSTT-it, nën udhëheqjen time, që bëme bashkë ne punonjësit e KOSTT-it dhe me përkrahjen miqve tanë ndërkombëtare: U.S. Embassy Pristina, Kosovo, USAID Kosovo, German Embassy Pristina, Bankën Gjermane për Zhvillim (Kfw). E drejta do të triumfojë”, ka shkruar Shala.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Prishtinës ka bërë me dije se kanë filluar…