Shkarkohet kryesuesi i Kuvendit Komunal të Prishtinës, Pëllumb Bajqinovci
27 shkurt 2024
| 17:03
Kuvendi Komunal i Prishtinës në seancën e jashtëzakonshme të mbajtur të martën, ka shkarkuar kryesuesin Pëllumb Bajqinovci.
Nga 33 anëtarë të Kuvendit që kanë marrë pjesë në këtë votim, të gjithë kanë qenë në favor të shkarkimit të Bajqinovcit.
Shefi i këshilltarëve të LV-së, Gëzim Sveçla, ka thënë para asamblistëve se Bajqinovci kishte dështuar në përmbushjen e detyrave të tij.
Inicimi për shkarkim të kryesuesit ka ardhur pas prishjes së koalicionit LDK-PDK në nivelin ekzekutiv, duke e lënë në pushtet LDK-në, që tashmë është pakicë në Kuvendin Komunal të Prishtinës.
Seanca për shkarkimin e kryesuesit të Kuvendit Komunal është thirr nga Vetëvendosja.